Protestat për rritjen e çmimeve do të vijojnë dhe ditën e sotme, teksa qytetarët kanë paralajmëruar se do të grumbullohen në orën 11:00 në çdo qytet të vendit.
Qytetarët e Lezhës ndërkohë kanë filluar të marshojnë, teksa kanë bllokuar superstradën Lezhë-Laç, pranë kryqëzimit të Shënkollit. Ata kanë bllokuar po ashtu dhe aksin rrugor Lezhë-Milot,edhe rrugën që të çon në Tale e në Zejmen.
Ata kanë dalë në mes të rrugës duke mos lejuar qarkullimin e automjeteve. Në zonë ka shkuar edhe policia për monitorimin e situatës.