Policia e Durrësit ka proceduar penalisht dy të rinj, pasi organizuan protestën për vrasjen e Klodian Rashës, i riu që u qëllua për vdekje nga efektivi i policisë mesnatën e së hënës.
Blutë e Durrësit njoftojnë se të rinjtë A. B., 30 vjeç dhe Sh. M., 26 vjeç, banues në Durrës u proceduan për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”.
Këta dy persona, sipas policisë organizuan një grumbullim me rreth 40 persona, pa lejen e organeve kompetente.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës proceduan penalisht, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, shtetasit A. B., 30 vjeç dhe Sh. M., 26 vjeç, banues në Durrës.
Më datë 09.12.2020, rreth orës 17:00, këta shtetas kanë organizuar një grumbullim me rreth 40 persona, pa lejen e organeve kompetente.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme