Pensionistët mund të tërheqin duke filluar nga sot deri më 31 dhjetor shpërblimet e fundvitit në masën 5000 lekë të reja, që u akorduan nga qeveria.
Instituti i sigurimeve shoqërore bën me dije se shpërndarja do të behet sipas një grafiku për të shmangur dyndjet dhe grumbullimin e turmave.
Sipas grafikut në datën 21 dhjetor (sot) do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 1-2 dhjetor.
Ministrja e Financave Anila Denaj më herët do të deklaronte se shpërndarja e shpërblimit do të kryhej përmes formave tradicionale, në sportele dhe përmes postës në shtëpi.
Kujtojmë që 657 mijë pensionistë do të përfitojnë nga fondi prej 34 miliardë lekësh i akorduar pak ditë më parë nga qeveria. Shpërblimet vijnë në një vit të vështirë kur vendi është përballur me pasojat e tërmetit të 26 nëntorit dhe pandeminë e Covid19.
Grafiku i shpërndarjes së pensioneve
Në datën 21 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 1-2 dhjetor;
Në datën 22 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 3-4 dhjetor;
Në datën 23 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 7-8 dhjetor;
Në datën 24 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 9-10 dhjetor;
Në datën 25 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 11-14 dhjetor;
Në datën 26 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 15-16 dhjetor;
Në datën 28 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 17-18 dhjetor;
Në datat 29 – 31 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që nuk e kanë tërhequr pensionin në ditët e mëparshme të muajit;
Shpërblimet e patërhequra në dhjetor paguhen përgjatë ditëve në vazhdim, me paraqitjen e përfituesit në sportele.