Mbrëmjen e sotme ka nisur sezonin e dytë LOVE STORY në televizionin Klan. Në fillim të mbrëmjes, Alketa Vejsiu ka treguar ndryshimin që ka pësuar programi këtë sezon. Përveç shtimit të vajzave dhe djemve konkurrentë, sezoni i dytë sjell në fron 2 vajza dhe 2 djem.
Përgjatë videove të prezantimit, konkurentet vajza e djem kanë treguar mbi veten e tyre, por ajo që na ra në sy ishte Anxhela, e cila rrëfeu disa detaje interesante për jetën private. Në bashkëbisedim me Xhonin, Anxhela tregoi se është mama e një fëmije dhe është e divorcuar.
Një rast ky i pazakontë për ekranet shqiptare, por në Love Story duket se do të na duhet të përballemi me situata të paparashikuara.