Sot në mediat ndërkombëtare ka bërë bujë lajmi që lideri çeçen Ramzan Kadyrov është një prej besnikëve më të mëdhenj të presidentit rus, Vladimir Putin ndodhet në territorin e Ukrainës.
Ai ka postuar një video ku i ka kërcënuar ukrainasit, duke i cilësuar si nazistë.Kjo nuk i ka pëlqyer një ish-deputeti ukrainas, i cili ka vendosur menjëherë një çmim për kokën e tij.
Ai ofron shtëpi e 40 hektarë tokë pranë Kievit për kokën e liderit çeçen. Ai ka thënë se ka dërguar 10.000 ushtarë në Ukrainë për të luftuar kundër ukrainasve. Në disa raporte është thënë se forcat e tij kanë pësuar humbje të mëdha, e një ish-deputet ukrainas ofron goxha pasuri për kokën e Kadyraovit.
Yevgeny Rybchinsky premtoi shtëpi dhe 40 hektarë tokë pranë kryeqendrës së Ukrainës, Kiev, për atë që vret Kadyrovin, përcjell kanali “Segodnya” në rrjetin social Telegram të hënën. Ai ka bërë këtë apel në një postim në rrjetet sociale.