Gazeta “Koha Jonë” ka publikuar një shënim ku parashikohen skenaret e Ilir Metës dhe Sali Berishës.
“Berisha ka zbritur në fushë, ndonëse i plagosur politikisht nga amerikanët, por ama dyfekun electoral e ka akoma në dorë!
Ilir Meta ka deklaruar shumë herë këto ditë se mezi pres të dalë në fushën e betejës politike. Ai me 24 korrik e ka të sigurtë zbritjen në sheshin e luftës, por me 1 shkurt, pra pas dy ditësh gjykata kushtetuese jep vendimin e saj nëse do ta shkarkojë apo jo sic ka vendosur parlamenti. Me logjikë kushtetuese nuk ka argumenta për vendim shkarkimi, por duke ditur se kryeministri ka futur cdo pushtet në dorë, nuk është cudi që me 1 shkurt të ndodhemi para një vendimi surprizë. Kjo nisur edhe nga deklaratat antigjykatë kushtetuese të këtyre javëve nga Presidenti I Republikës, pasi ai duhet të ketë informacione të besueshme se dicka jo e mirë është gatuar në këtë gjykatë supërore shqiptare.
Por kjo nëse ndodh, pra shkarkimi, vecse sa ia ndez me keq fitilat e tritolit politik, Ilir Metës.
Me sa duket do të kemi pranverë jo të mirë për kryeministrin Rama pasi zjarri Berisha me tritolin Meta nuk do të jenë të lehtë për tu përballuar, aq me tepër se PD-ja zyrtare me Lulzim Bashën nuk ka forcë dhe turmë popullore për revolta apo protesta të dhunshme, sic ndodh në itali, greqi, francë apo kudo ku populli del në rrugë kundër qeverisë.
Deri më tani Rama ka qenë mbreteri e qetë, sepse sic tregoi opozita e këtyre dy viteve e kusur, dukej e zbehte ose e blerë sic duan ta thonë tani Berisha dhe Meta. Por gjasat janë se po shkohet në një martesë politike bashkëqeverisëse Rama-Basha”, shkruan Koha Jonë duke shtuar se:
“Edhe në vitin 2019 ishte ikja e Bashës nga parklamenti që solli deputetët e “pazarit të Milotit”, të cilët i krijuan Ramës mbrojtje me numra sa nuk kishte ctë bënin deputetët antiRama, kur me një të thirrur me fërshëllime, mblidheshin mbi 100 deputetë rrotull Edi ramës.
Këtë herë nuk do të jetë e lehtë për Edi Ramën, packa se ka një Berishë nongrata. Në fund të fundi kur popullit I vjen shpirt në majë të hundes nuk don tja dijë për njeri, por kërkon udheheqes që ta thërrasin në përballje para kryeministrisë.
Berisha dhe Meta nuk janë nga ata që e sjellin popullin për xhiro përreth kryeministrisë dhe me pas e cojnë te parlamenti për ca shishe me benzinë.
Të dy janë rrezik për Ramën.
Kjo është e sigurtë, ndaj kryeministri për të mos humbur numrat dhe krijuar një mbështetje nderkombetare do të leshojë pushtet duke i dhuruar Lulzimn bashës shumë pushtet te pamerituar. Pra e merr ne bashkëqeverisje.
Kjo skemë ndez urrejtje, por a mundet ta rrëzojnë ne parlament Ramën dhe Bashën kur të dy shkojnë diku të 100 deputetë sa në kohën e deputetëve opozitarë të cilët votonin qeverinë e PS-së me shpejt se sa vetë deputetët socialist të Ramës.
Do të kemi pranverë me surpriza politike dhe mbetet të shikojmë se data 1 shkurt a do të zbresë ne herët Ilir Metën në Bulevard me Berishën”, nënvizon Koha Jonë.