Nikoll Lesi dhe Anila Basha, e kanë cilësuar si të gabuar su.lmin personal që Sali Berisha i bëri ambasadores Yuri Kim në Foltoren e Lezhës.
“U shpreha se zonja e nderuar kullot në livadhet e qeverisë, pak kush e kuptoi këtë gjë, por tani që e shohin me Majezën e qeverisë nëpër vikende, e kanë të qartë se Sali Berisha kishte të drejtë”, deklaroi Berisha në Lezhë.
Sipas Lesit, Berisha përsëriti të njëjtin gabim që bëri Presidenti Meta, dy ditë përpara zgjedhjeve të 25 prillit, kur sulmoi ashpër në TV ambasadoren Kim.
Pjesë nga biseda:
Ylli Rakipi: Sul.mi personal i Berishës ndaj Yuri Kim. Si e komentoni?
Nikoll Lesi: Jo se është ambasadorja e SHBA dhe nuk duhet komentuar, por si zoti President që gaboi dy ditë para zgjedhjeve, me su.lmin ndaj ambasadores, që për mua ishte nonsens që nuk duhej bërë, edhe kjo që bën doktori duke u marr me ambasadoren bën gabim. Ai ka një lu.ftë, e ka me Bashën për të marrë PD-në.
Anila Basha: Zoti Ristani është dakord për këtë su.lm të tillë të Berishës ndaj Yuri Kim?
Arben Ristani: Mbani mend që ambasadorja e BE, Vlahutin, aku.zohej me probleme me vila. Edhe ambasadorët nuk duhen marrë si etalon.
Anila Basha: Këtu kemi dekret të presidentit amerikan, ç’lidhje ka këtu Yuri Kim?
Arben Ristani: Zonja Kim, kam parë disa foto me jaht në rezortet e këtyre…
Anila Basha: Nuk ishte jaht por një skaf, me gazetarë.
Ylli Rakipi: Po edhe ambasadorja mund të udhëtojë me skaf, nuk ka ndonjë problem këtu.
Arben Ristani: Po flisni për një vend të varfër…/gazetaz.com