Në planetin Mars nuk mund të krijohet një ylber. Ditët e fundit, pas fotove të shkrepura nga roveri Perseverance në planetin e kuq, duke edhe një hark, mjaft i ngjashëm ose identik me një ylber tokësor.
Fotot kanë ngjallur entuziazëm në rrjet, por ekspertët specifikojnë se është thjesht një efekt optik.Në fakt që të krijohet një ylber, duhet të ketë ujë në ajër, dhe rreze dielli. Në planetin Mars duket e pamundur nga të dhënat që njeriu disponon, që të ketë pika uji apo shiu, sepse nuk krijohen si pasojë e temperaturave të ulëta. Maximumi mund të krijohen kristale të akullta.
Megjithatë ekspertët shpjegojnë se ai hark në qiellin e planetit nuk është fenomen natyror, por është thjesht çështje teknike, pra refleksi i lentes së aparatit fotografik të inkorporuar në roverin Perseverance, që ndodhet në sipërfaqen e Marsit që prej 18 Shkurtit.