Ermiona Lekbello prej pak ditësh është duke shijuar eksperiencën e saj në “Big Brother”. Megjithatë, ashtu si vetë ajo është shprehur, deri më tani nuk e ka gjetur veten në atë shtëpi. Ermiona e ka ndërtuar jetën e saj mes Italisë dhe SHBA-së, ndaj dhe sipas saj, përshtatja ka qenë edhe më e vështirë.
Por, të shumtë e mbajnë mend Ermionën nga videoja e famshme me Çanin para disa vitesh. Të gjithë e kujtojmë Ermionën, teksa dukej e dehur duke ftuar për seks gazetarin. Por, në një dalje të disa viteve më vonë, Ermiona e konsideroi atë dalje dhe sjellje të sajën si gafën më të madhe që ka bërë ndonjëherë, duke e shpjeguar kështu:
“Unë e kam bërë vajzën në një moshë shumë të re. Isha adoleshente kur linda një fëmijë dhe nuk kalova dot periudhën e adoleshencës. Kur kam ardhur te ty, ishte ajo periudha e adoleshencës sime. Kur njerëzit nuk dinë se çfarë të ka ndodhur pastaj të shohin ashtu si më panë, normal arrijnë në konkluzionin që duan, por tek e fundit nuk është problemi im”, tha Ermiona.
“Unë isha ashtu dhe pikë, nuk justifikoj veten”. Gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e “Big Brother”, Ermiona nuk ka folur asnjëherë për këtë histori. Për këngëtaren ky është episodi më i turpshëm, ndaj edhe ka preferuar që mos ta prekë më këtë temë, duke e mbyllur njëherë e mirë atë kapitull. Megjithatë, shpesh ajo ka përmendur ish-partnerin.
E pyetur për marrëdhënien me babain e vajzës, ajo pohoi se nuk ka asnjë lloj kontakti me të dhese ndarja ka ndodhur pas 5 vitesh bashkëjetesë, pasi ata nuk kanë qenë kurrë të martuar. Ajo u shpreh se e ka përjetuar shumë atë periudhë, pasi ish-partneri i saj nuk e kuptoi kurrë se si ishte ajo në të vërtetë. Ermiona u shpreh se ai nuk e kuptoi asnjëherë tipin e saj, gjërat që kishte qejf, pasionet, dhe për këtë arsye vendosi që të ndahej nga ai.
Ajo shtoi se Shqipëria e ka ndjekur gjithmonë nga pas, me të gjitha paragjykimet që ka ky vend, ndonëse ajo prej vitesh jeton jashtë. Ermiona i dha edhe një mesazh të gjitha vajzave dhe grave, duke u thënë se çdo gjë kalon nëse ato qëndrojnë të forta. Duket se jeta e re në Itali e Ermionës tashmë është mes biznesit që ka dhe të bijës, sot 26-vjeçare.
Gjatë qëndrimit në shtëpi, ajo ka treguar edhe një episod të rëndë që i ka ndodhur në Shqipëri. Ermiona ka rrëfyer sesi ka rënë pre e grabitjes me armë kur ishte 25 vjeç. Duke folur me Evën, Ermiona ndau një histori personale që i kishte ndodhur disa vite më parë. Ajo tha se Shqipëria e ka lënë me trauma dhe se nuk ka për t’ia falur kurrë vendit të saj, për dëmin që i ka shkaktuar.
Në moshën 25-vjeçare, rrëfeu ajo, dy persona i grabitën automjetin, duke e kërcënuar atë me një armë në kokë. Ermiona shtoi se në automjet, që sipas saj, në atë kohë e zotëronte vetëm ajo dhe një ministër, kishte çantën, para dhe të gjitha këto sende ia grabitën. Sipas saj, ngjarja ka ndodhur te rruga “Mylsym Shyri” në Tiranë, te Drejtoria e Policisë. Ermiona shtoi se në atë kohë iu deshën një javë të merrte veten nga kjo ngjarje dhe se pas 6 muajsh Policia ia gjeti makinën.