Vlerësimi për Edi Ramën
49.7% e kryeqytetasve kanë mendim negativ/shumë negativ për Edi Ramën, ndërsa 47.3% kanë mendim pozitiv/shumë pozitiv. 3% e tyre refuzojnë të përgjigjen.
Vlerësimi për Sali Berishën
70.4% e kryeqytetasve kanë mendim negativ/shumë negativ për ish-kryeministrin Sali Berisha, ndërsa 26.8% e tyre kanë mendim pozitiv/shumë pozitiv për të. 2.8% e kryeqytetasve refuzojnë të përgjigjen.
Vlerësimi për Lulzim Bashën
76.7% e kryeqytetasve kanë mendim negativ/shumë negativ për ish-liderin e PD-së Lulzim Basha, ndërsa 20.2% e tyre kanë mendim pozitiv/shumë pozitiv për të. 3.1% e tyre refuzojnë të përgjigjen.
Vlerësimi për Ilir Metën
87.6% e kryeqytetasve kanë mendim negativ/shumë negativ për ish-presidentin Ilir Meta, ndërsa 8.8% e tyre kanë mendim pozitiv/shumë pozitiv për të. 3.6% e kryeqytetasve refuzojnë të përgjigjen.
Vlerësimi për Enkelejd Alibeajn
72.1% e kryeqytetasve kanë mendim negativ/shumë negativ për Enkelejd Alibeajn, ndërsa 20.8% e tyre kanë mendim pozitiv/shumë pozitiv. 7.1 % e kryeqytetasve refuzojnë të përgjigjen./ Euronews Albania