Herë pas here duket se banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP” harrojnë se janë të monitoruar 24 orë në ditë, nga qindra kamerat e vendosura në çdo cep të shtëpisë.
Si pasojë, publiku kap çdo fjalë që ata thonë, e ndodh që edhe t’i kritikojnë shumë për atë çfarë thonë apo bëjnë. E kështu i ka ndodhur së fundmi aktores së njohur, Monika Lubonja.
Një video e aktores është bërë shumë virale në rrjet, e si pasojë është kritikuar jo pak nga fansat. Në videon 10-sekondëshe, Monika është nën shoqërinë e Einxhel Shkirës dhe Arjola Demirit, ku dëgjohet duke thënë: “E di këtë të, ça nga vij unë, nga Prrenjasi vij?”.
Nga ana tjetër moderatorja Einxhel Shkira e pyet: “Çfarë ke me Prrenjasin? Ndërrojmë temë”, ndërsa aktorja Demiri i thotë diçka tjetër nën zë.
Videoja e këtij fragmenti është bërë virale dhe ndjekësit kanë shpërthyer në kritika dhe ofendime kundër aktores.