Të jesh deputet në Shqipëri konsiderohet si një nga angazhimet më të rëndësishme në politikë, që krahas të tjerave të sjell jo pak të ardhura. Por, sa i kushton buxhetit të shtetit shqiptar një deputet?
Në prag të nisjes së legjislaturës së re parlamentare në 9 shtator, Euronews Albania ka bërë një llogaritje të përfitimeve financiare që shkojnë për një deputet.
Paga mujore neto për një të zgjedhur është 116,539 lekë, por përfitimet mujore të tij janë shumë më shumë.
Pagës i shtohen të ardhurat që një deputeti i jepen për karburantin, përdorimin e telefonit, dietat dhe qiraja për ata që nuk kanë shtëpi në Tiranë. Edhe pjesëmarrja në komisione iu shpërblehet deputetëve.
Në total përfitimet mujore për një deputet shkojnë deri në 323 mijë lekë ose rreth 2 mijë e 700 euro.
Shpenzimet për një deputet: Paga mujore neto: 116,539. Karburant: 30 deri 40 mijë lekë. Telefon: 17 deri 20 mijë lekë. Dieta: 27 deri 75 mijë lekë. Pjesëmarrja në komisione: deri në 25 mijë lekë. Qira: 35 deri në 70 mijë lekë.
Totali i përfitimeve mujore neto: deri në 323 mijë lekë. Total i përfitimeve të një deputeti në vit: 3 milionë e 876 mijë lekë.