Einxhel Shkira dhe Arbër Gumnishta, i njohur si Dj Dagz janë ndër çiftet me të preferuara të publikut.
Dyshja sapo janë bërë prindër për herë të parë të një djali të cilin kanë zgjedhur ta quajnë Trev.
Mbrëmjen e djeshme ata ishin të ftuar në “Zemër Luana”, duke shënuar kështu edhe daljen e tyre të parë së bashku në një emision televiziv që se janë bërë prindër.
Të vendosur përballë disa lojrave, çifti ka zbuluar jo pak nga jeta e tyre.
Në një lojë mes çiftit, ku të dy kanë qenë në një shtrat, Einxhel është pyetur nëse ka marrë mbiemrin e partnerit, Gumnishta?
Moderatorja e mohoi diçka të tillë pasi për të mbiemri është identitet dhe nuk mund të vijë një mashkull e ta ndryshojë atë.
Ndonëse jo mbiemrin, Einxhel pranoi në emision se vendbanimin do ta ndryshojë për Dagzin. Së shpejti ajo tha se do të shpërngulet të jetojë përfundimisht në Kosovë.
Më herët gjatë Babyshower-it të saj, Dj Dagz i propozoi për martesë nënës së djalit të tij.
Ish-banori i BBV kishte zgjedhur pikërisht këtë ditë të veçantë për t’i propozuar moderatores, e cila tha “PO.”
Kujtojmë që moderatorja dhe Dj Dagz u njohën në reality-show-n, “Big Brother Vip”.
Që nga ai moment ata janë bashkë, madje janë prindër të një djali.
Ndonëse Einxhel bëri të pamundurën ta mbante të fshehtë shtatzëninë, ajo u zbulua duke u përfolur goxha në rrjet.