Analisti Frrok Çupi ka komentuar zhvillimet më të fundit për shkarkimin e Iliri Metës, çështje kjo me disa seanca gjyqësore në Gjykatën Kushtetuese, ku e fundit është mbajtur të hënën.
Çupi ka kritikuar figurën e Metës lidhur me veprimet e tij, ku shpesh herë është parë në rrjetet sociale teksa këndon, kërcen, hedh valle apo konsumon dhe alkool.
Sipas analistit vendi nuk ka nevojë për një President të tillë, teksa askush nuk e priste që Presidenti të “çmendej” në këtë mënyrë.
“Qenka i fuqishëm Ilir Meta se pi raki dhe bën budallallëqe. Pse ky lloj presidenti na duhet ne, ky lloj brigadier na duhet?Nga do e dinim ne se Meta do çmendej në këtë mënyrë. Që do pine raki në mes të publikut.”- tha analisti.