Dy prej të arrestuarve nga policia për skandalin e rrjeshjes së pagave të 630 mijë shtetasve shqiptarë janë punonjës të Agjencisë Kombëtare të Informacionit.
Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj deklaroi në një konferencë për mediat të premten e 7 janarit se është urdhëruar arretimi i specialistes së IT-së, Eni Qirjako, dhe specialistit të nivelit të lartë, Andi Agaraj.
Nga hetimet e organit të akuzës, ka rezultuar se Qirjako ia ka dërguar të dhënat me email e punës Andi Agarajt, i cili më pas këto të dhëna i ka shitur kundrejt pagesës në subjekte private.
Blerësit e arrestuar që punojnë në sektorin privat janë Klodian Sota dhe Endri Ikonomi.
Por kush është Andi Agaraj?
Andi Agaraj, nga Fieri, rezulton specialist IT i nivelit të lartë pranë Agjencisë Kombëtare të Informacionit (AKSHI), njëkohësisht edhe specialist i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.
Agaraj ka përfunduar studimet për inxhinieri telekomunikacioni dhe punonte në administratën shtetërore.
Emri i tij ka “shkuar edhe në Kuvendin e Shqipërisë”.
Disa kohë më parë, Agaraj ka qenë pjesë e komisionit hetimor parlamentar për ndërhyrjet që janë bërë në serverin e tatimeve, ku ka dëshmuar në Kuvend lidhur me këtë çështje.
Më herët, i riu është bërë i njohur edhe në media pasi ka dhënë intervista ku ka treguar se ka pasion për të fotografuar vajza nudo dhe ka shprehur aspiratën për të hapur një ekspozitë të tij me 25 foto nudo.
Theksojmë këtu që po të kërkosh në internet emrin e tij sot, Andi Agaraj nuk gjendjet, pasi profilet që ka pasur në rrjetet sociale ai i ka mbyllur.