Kryeministri Edi Rama, në një dalje përpara mediave, ka prezantuar një nismë të re të qeverisë së tij.
“Në prag të një Viti të Ri mundësish të reja, Qeveria vendosi t’i japë jetë një nisme të re demokratike, duke hapur procesin gjithëpërfshirës të Këshillimit Kombëtar për Shqipërinë.
Me një pyetësor drejtuar çdo shqiptari, në Shqipëri apo në botë, do të zhvillojmë një kuvendim popullor, ku duam mendimin tuaj mbi çështje me rëndësi strategjike për vendin, ekonominë, shoqërinë”, tha Rama.
Sipas kryeministrit, temat do të jenë, për shembull, anëtarësimi i Shqipërisë në BE, Ballkani i hapur apo edhe vaksinimi me detyrim.
“Është koha t’i lëmë pas llogoret e sherrit politik që të hedhim hapa të mëdhenj përpara, duke u këshilluar së bashku për vendime me rëndësi politike, ekonomike e sociale”, shtoi kryeministri.