Nesër paradite do jetë protestë madhështore, merren direkt masa te dera e kryeministrisë

Protesta masive kundër rritjes së cmimit të naftës dhe produkteve të tjera të shportës është njoftuar për të shtunën në orën 11:00.

Pritet që pjesëmarrja të jetë më e madhe se ajo që kemi parë përgjatë këtyre 3 ditëve. Rama duket se i frikësohet një eskalimi të situatës prandaj ka marrë masa për të blinduar derën e kryeministrisë. 7

Pas zhvendosjes së protestuesve, aty janë parë punonjës të Kryeministrisë që kanë vendosur skeletet metalike që mbrojnë hyrjen kryesore të godinës. Një veprim të tillë të ngjashëm, Edi Rama e ka përdorur edhe gjatë protestave të kaluara të opozitës.

Ndërkohë që protestat janë përshkallëzuar në të gjithë vendin ka ardhur dhe reagimi i kryeministrit Edi Rama nga Antalia, ku mori pjesë në panelin “Rrugët Rajonale dhe Globale për Paqe dhe Prosperitet”.

përmes një postimi në twitter, Rama shkruan se këto protesta janë përpjekje e ulët e të njëjtave hije të së shkuarës, dhe pas tyre qëndrojnë të shpallurit non-grata. Sipas tij qytetarët në protestë nuk janë populli, por një pakicë që kërkon rrëmuja.

Postimi i Ramës:

Per ke e njeh doren e nongratave te shpallur e të pashpallur, keto protesta jane nje perpjekje e ulet e te te njejtave hije te se shkuares,

per te manipuluar njerezit duke hedhur gurin e fshehur doren! Ky nuk eshte populli, po e njejta pakice e zhurmshme ne kerkim te rremujes!

Author: morevesh