Belina Pupa ka rrëfyer rregullin që ajo dhe Elvisi kanë në martesën e tyre.
Ajo ka treguar se kur kanë ndonjë problem apo janë s‘flenë kurrë pa e diskutuar dhe sqaruar. Dhe pas atij momenti, kjo çështje nuk diskutohet më prej tyre.
“E shoh në TV dhe i them që të dua shumë, sa i mirë që je. Jam fansja e tij më e madhe. E shoh me Lorencin i hahet muhabeti, njihen edhe jashtë. Përshtaten në humor, është mirë me të gjithë banorët. Ndaj u fut në BBV se donte të dhuronte atmosferë pozitive.
E kemi rregull që kur kemi një problem sado i vogël apo i madh, nuk flemë gjumë bashkë pa e diskutuar, pa e mbyllur si muhabet.
Vazhdojmë ditën e re dhe muhabeti nuk hapet më. Të mërzitur në krevat kemi shkuar, por s‘kemi fjetur pa e diskutuar dhe mbyll si muhabet. Jemi sqaruar”, tha ajo.