Ndonjëherë forca e mahnitshme e natyrës mund të jetë shumë shkatërruese dhe nuk fal askënd që del në rrugën e saj. Kur ju filloni ta ndjeni natyrën rreth jush, ajo bëhet gati për një surprizë.
Kohët e fundit, duke kaluar pyjet e dendura të Hungarisë, në qytetin e qetë të Pilish u shfaq një mjegull e dendur akulli. Në fillim çdo gjë dukej normale, megjithatë, situata doli të jetë më tepër e rrezikshme se ajo që kishte parashikuar shërbimi Meteorologjik hungarez.
Kur kjo mjegull, e njohur zakonisht si “vdekja e bardhë” kaloi nëpër pyjet malore të Hungarisë, temperaturat mesatare filluan të bienin ndjeshëm.
Mjegulla zbriti duke vrarë çdo gjë që dilte në rrugën e saj. Viktimat e saj të para ishin pemët dhe kafshët e egra që filluan të ngrijnë, shkruan meganews.al.
Në një çast ky vend u bë një zonë e zhdukur, një kurth i vdekjes, shumë e rrezikshme për çdo qenie të gjallë. Edhe për udhëtarët e rastësishëm, ajo ishte shumë e rrezikshme.
Këto imazhe tregojnë se natyra nganjëherë mund të jetë mjaft e paparashikueshme dhe e pabesë.