Nëse mendoni se Stresi i kishte thënë të gjitha për Kejsin në “BBVK”, gaboheni! Reperi i rikthehet “vesit” të tij

Kejsi, ish-partnerja e Stresit është bërë sërish temë në “Big Brother Vip Kosova”. Që prej ditës së parë që reperi ka shkelur në atë shtëpi nuk ka pasur ditë që ai nuk e ka përmendur ish-bashkëshorten e tij.




Edhe vetë Stresi e ka pranuar se gjatë gjithë kohës aty do të përpiqej t’i dërgonte mesazhe Kejsit pasi po lufton të bashkohet më të. Pas disa javësh një ‘dritë jeshile’ erdhi nga ana e Kejsit, e cila i dërgoi një video-mesazh reperit për t’i treguar se po e mbështet dhe se për gjërat e tyre private do të mund të flasin pasi ai të dalë nga “BBVK”.

Edhe së fundmi, Stresi teksa po fliste me çiftin Gresa dhe Andi ai iu dha disa këshilla që të mbështesin njëri-tjetrin në karrierat e tyre.

Ai tha se ish-gruaja e tij e ka përkrah vazhdimisht në karrierën e tij muzikore, ndonëse ai fillimisht nuk e priste një gjë të tillë.

“Unë kurrë nuk e kisha pritur që Kejsi do të më mbështeste në muzikë, më puthte më thoshte të pres pas koncertit, shko kryej punë, kur u ktheja më zgjonte edhe nga gjumi për të më thënë duhet ta bësh këtë këngë, më jepte ide për këngë dashurie, më ka mbështetur plotësisht në punën time, vinte në koncerte, ishte me shoqet unë këndoja e shifte që femrat mu ofroheshin për të bërë foto, kjo është gjëja më e bukur. Kur të dilni të mbështesin njëri-tjetrin në karrierat e juaja dhe çdo gjë do të shkoj perfekt, gjëja më e rëndësishme është që duhet ta mbështesin familjet njëri-tjetrin”, ka thënë Stresi.

Author: morevesh