Nëse ju vjedhin dokumentat jashtë shtetit, ndiqni këshillat e Evi Reçit për të ruajtur qetësinë…

Evi Reçi ka qenë prezente kohët e fundit në Itali si në “Sanremo” ashtu edhe në “Javën e Modës në Milano”. Por jo gjithçka i ka shkuar në perfeksion.
E ftuar ditën e sotme në emisionin “Ditë pas Dite” në RTSH, Evi ka rrëfyer se në Milano i kanë vjedhur sendet personale dhe fillimisht ky fakt e kishte lënë si “të mpirë” dhe gati të tronditur.




Megjithatë këngëtarja tha se zgjodhi të ruajë qetësinë, në mënyrë që t’i jepte zgjidhje situatës dhe pasi bëri denoncimin përkatës kishte zbuluar se nuk ishte e vetmja që i kishte ndodhur diçka e tillë, por ishin disa raste pikërisht në këtë event.Ajo tha se institucionet ishin treguar mjaft profesionale dhe korrekte, madje kanë vazhduar të interesohen edhe pas rikthimit të saj në atdhe.

Për momentin Evi është në procesin e ribërjes të të gjitha dokumentave dhe gjithckaje tjetër që ju vodh nga hajdutët.

Author: morevesh