Nënë Liza “përplaset” me deputeten/ Bushka: “Ke ardhur për politikë?”, nënë Liza: Jam malësore dhe nuk trembem nga ty!

Komisioni i Ligjeve ka dëgjuar një përfaqësi të banorëve të lagjes ‘5 maji’

Mes tyre ka qenë edhe nënë Liza që ka bërë rezistencë.

Teksa nënë Liza po parashtronte kërkesët e saj, ka ndërhyrë Klotilda Bushka e cila e ka pyetur nëse ka ardhur për politikë apo për hallin e saj.

Kjo pyetje ka bërë që nënë Liza të ngrihet në këmbë dhe të tregoj se nuk i trembet aspak, teksa është shprehur që është një malësore.

Pjesë nga debati:

Zonja Liza: E kam ditur se do vdes, por se do vij këtu jo. Edhe po të isha në gjak do më kishin vrarë një njeri dhe jo 13 vetë të familjes. Veliajt i kemi thënë të vijë dhe të na caktojë një datë e një ditë e një kontratë të rregullt se ku do të marrim shtëpinë. Por s’ka pranuar të vijë.

Bashkisë i kemi bërë thirrje të vijë. Për të më gënjyet s’më gënjen as Veliaj as Rama. Ne duam shtëpi. Mos me e nxjerrë popullin jashtë. S’jemi serbë as në Afganistan.

Çfarë po bëhet në këtë shtet a ka ligje a ska ligje, a ka njerëz a s’ka njerëz ne nuk jemi duke i dhënë dum. Me i përdorur njerëzit sikur po i përdor shteti jonë, me e nxjerr jashtë. Unë ende fle në rrënoja. 3 kate shtëpi sot janë kasolla.

Bushka: Zonja Liza që t’ju dëgjojmë na flisni për problemin tuaj që tju dëgjojmë.

Liza: Kush është një prej jush që e jep shtëpinë. Ne duam drejtësi. Shtet s’ka, gjykatë s’ka. Ne s’kemi qenë çobanë, kemi qenë familjarë të rregullt, me taksa. Unë ia dua metrat shtetit një më një. Të bëjë një shtet kështu,një kryetar bashkie që të mos pranojë të vijë të ballafaqohet. Unë i kam marrë te komshinjtë rrobat, ilaçet jo, lekët e bukës brenda. Turpi i botës për shtetin shqiptar. Ne kujtojmë se jemi duke hyrë në evropë, por jemi duke hyrë në gropë me këtë shtet. Ne kërkojmë kryetarin e bashkisë të vijë këtu, se te populli s’vjen se ka frikë se e vret kush. Ku do shkojmë ne. Kryetari i bashkisë nëse është burrë të vijë në shesh të burrave.

Bushka: Nëna Liza ke ardhur për politikë apo për hallin tënd. Të ngelemi te shqetësimi që keni

Liza: Prit, prit… Unë dua kontratën e rregullt… Unë do rri të vdes në rrënoja dhe s’dal nga shtëpia. Mos tu vijë keq fare unë jam malësore dhe s’tremben as prej teje. 16 me 9 e kam tensionin tani. Duro njëherë, kryesorja se je grua. Unë i kërkoj kryetarit të bashkisë kontratën e rregullt.

Author: morevesh