Një nënë obeze ka bërë transformimin e pabesueshëm. Fotot e mëposhtme tregojnë një grua në Britaninë e Madhe, e cila iu nënshtrua një ndërhyrjeje radikale.
Gruaja, nënë e dy fëmijëve ishte mbipeshë, por pasi pagoi 8000 paund, ajo arriti të ketë trupin e saj të ëndrrave.
Kayleigh Baldwin-Wilkinson, 28 vjeçe, nuk ia kishte dalë të binte në peshë, pavarësisht se mbante një dietë strikte.
Kështu, ajo shpenzoi fillimisht 3200 paund për një “bypass gastrik” për të ndihmuar në uljen e oreksit të saj dhe marrjen e kalorive.
Një vit më vonë, Kayleigh, iu nënshtrua përsëri thikës për të hequr dhjamin, një ndërhyrje që i kushtoi 4500 paund, dhe rezultati është ky që shihni.