Nëna e çmendur nga Burreli rreh me thupër tre vajzat e saj. Arsyeja: Burri më tradhëtoi!

Disa imazhe shokuese janë shpëndarë në rrjet ku shihet një nënë që dhunin tre fëmijët e mitur.

Gruaja quhet Antoneta Hystuna. Çifti nga Burreli Valmir Barmeta dhe Antoneta Hystuna u divorcuan dy javë më parë, pas 12 viteve martesë. Denoncimi është bërë në një emision televiziv nga 33-vjeçari, i cili kërkon të marrë kujdestarinë e fëmijëve, pasi Gjykata më 8 shkurt të këtij viti ia la nënës.

Burri akuzon për dhunë në familje ish-bashkëshorten duke vënë në dispozicion pamjet e rënda, ku 34-vjecarja qëllon me shkop vajzat e mitura, shfaq Report Tv, transmeton Noa.al.

Burri tregon: U divorcuam para dy javësh, sepse ajo nuk dëshironte të rrinte më me mua. 6 vitet e para shkuam mirë, pastaj filluan sherret. Dilte kur donte bënte çfarë donte. Nuk më pyeste më, më futi në burg se unë e rraha në shtëpi në prani të fëmijëve. Antoneta më denoncoi dhe bëra 8 muaj burg. Jam bërë pishman për atë veprim. Ajo i keqtrajton fëmijët, që unë të nxehem dhe të shkoj ta dhunoj prapë që të më fusi në burg. Përveç fëmijëve tanë, ajo dhunon edhe nipin e saj. Nuk ka probleme mendore, por e bën që të më provokojë. Kam dashur të ndërhyj, por kam pasur frikë se më fut në burg për një gjë të vogël që unë mund të bëja.

 

Author: morevesh