Neda Balluku në pritje të ëmbël, zbulon gjininë e bebes në Për’Puthen

Opinionistja e Për’Puthen, Neda Balluku zbuloi sonte se është në pritje të ëmbël. Ajo tha se është shumë e lumtur dhe me padurim po pret lindjen e bebes.




Jo vetëm kaq por në fund të programit, ajo zbuloi së bashku me Bora Zemanin edhe gjininë e bebes së saj.

Neda dhe bashkëshorti i saj, Ogreni do të bëhen prindër të një vajze.

Neda më herët në një intervistë, ka folur për eksperiencën e saj në Për’puthen. Gjithashtu, ajo u ndal edhe tek zënka që ka patur më herët me Arjan Konomin.




Ajo e konsideroi Arjanin si një njeri me eksperiencë që herë pas here ka bërë debate në televizion. Gjithashtu, ajo shpjegoi dhe se si ndodhi e gjithë ngjarja.

Nuk është tendenca ime të bëj debate. Debati mes meje dhe Arjanit kaloi goxha në personale. Nga ana ime nuk kishte nisur më herët por e kam ndjerë gjatë gjithë kohës një lloj batute që nuk mbaronte asnjëherë. Në televizion batutën duhet ta mbash, ta marrësh me humor. Unë po debatoja me dy konkurrentë, po jepja një opinionin tim për një marrëdhënie aty. Ndodhi ndërhyrja dhe unë nuk e lejova më sepse kufiri aq është. Secili nga ne është ndryshe të gjithë kemi limitet tona. Ai është një njeri që ka një lloj eksperiencë, nuk është hera e parë që bën debat në një televizion. Unë dhashë vetëm përgjigje të cilat mendoja se i meritonte situata. Më erdhi më shumë keq që u bëmë personazhe pa dashur.

Author: morevesh