Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
Ermiona është skualifikuar nga shtëpia e “BBV2” para pak ditësh, si rrjedhojë e dhunës verbale të përsëritur, një vendim ky nga Vëllai i Madh, i cili u komunikua me anë të një zarfi të zi. Ermiona do të jetë pjesë në ‘Prime-in’ e sotëm, por na ka zbuluar se nuk do të jetë vetëm. Vajza e saj Elisa ka udhëtuar nga Italia për në Shqipërisë për të qenë me të në spektaklin e sotëm. E kemi dëgjuar shpesh herë Ermionën të flasë për vajzës e saj e më në fund të gjithë mund ta njohin gjatë spektaklit të sotëm. Këtë na e ka treguar vetë Ermiona me anë të një postimi, ku gjithashtu është shprehur ehde për Luizin.
Elisa vjen nga Italia të më shoqëroi dhe t’ju falenderoi për dashamirsinë që keni treguar këto ditë për mamin e saj nesër në ‘Prime’ e “BBV”. Luiz Ejlli i vetmi që u mërzit vërtet për daljen e Ermionës nga ajo shtëpi.
https://www.instagram.com/p/CpUkXZLt51i/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=loading
E teksa në këtë pikë të lojës janë 10 banorë, në Prime-n e sotëm duket se prezantuesja e programit, Arbana Osmani sapo na paralajmëroi se do të ketë disa hyrje të reja. Me anë të një Instastory ku ka ripostuar promo-n, krahas na ka shtuar dyshimet se sot nuk do të ketë vetëm një por disa banorë të rinj…