Filloreta Raçi-Fifi tashmë është bërë pjesë e Big Brother VIP dhe në shtëpinë e famshme ka rrëfyer thuajse gjithçka nga jeta e karriera profesionale.
Ajo së fundmi në një bisedë me aktoren Arjola Demiri ka folur për dashurinë jashtë BBV duke e konsideruar si pikën e dobët.Krijuesja e hitit “Zhurmë” theksoi se nuk mund të jetë me të, përkundër se është njeriu që e kupton në çdo aspekt.
“Më ke thënë që e pëlqen shumë”, ka nisur biseda mes dy artisteve nga Arjola teksa Fifi ka vazhduar të tregoj për atë që ndjen.
“Nuk mundem me qenë me të unë nuk e pëlqej atë, unë e dua ai është pika ime e dobët në jetë si flas me të, si rri me të, si sillet me mua, si më ruan, vetëm njëherë jemi përlarë”, u shpreh Fifi.
“Vetëm ai di si të më sfidojë në çdo aspekt ai është tamam burrë, unë ia dua edhe defektet ai njeri është motiv unë nuk mundem me qenë me të”, vazhdoi më tej 27-vjeçarja.Theksojmë që brenda shtëpisë ajo shprehu hapur një pëlqim për ish-futbollistin Granit Cana.
Ky i fundit ndërkohë ka thënë se mund të jenë vetëm miq, por jo edhe më shumë pasi akoma ka ndjenja për një vajzë jashtë shtëpisë. /Telegrafi/./asutimes.com