Kiara Tito ka futur në “luftë” Luizin dhe Butrint Imerin, të paktën kështu lexohen veprimet e fundit të këngëtarit pas lidhjes që ish e dashura e tij ka krijuar brenda në shtëpi.
Butrinti ka postuar në story një djalë me kurorë në kokë ku tregon se ai është mbreti dhe në dorë ka disa kafshë ku ndër to është luani.
Kujtojmë që edhe vetë Kiara Tito e ka përmendur shpesh në fillim Butrintin, dhe u duk sikur situata mes tyre do të përmirësohej, por mes tyre hyri Luizi, i cili tashmë ka vendosur që si “Luan” që është mos e lëshojë më prenë t’i ikë nga dora.