Marrëdhënia e këngëtares Britney Spears me babain e saj, ka qenë prej vitesh në qendër të vëmendjes së mediave.
Britney Spears prej kohësh i ka kërkuar gjykatës që i ati i saj, Jamie Spears të mos jetë më kujdestar i saj.
Ndërkohë, Jamie tregoi se marrëdhëniet e tij me të bijën ishin shumë të mira derisa ajo hapi gjyq verën e kaluar.
“E dua vajzën time dhe më mungon shumë. Kur një familjar ka nevojë për përkujdesje dhe mbrojtje, familja duhet ta bëjë, ashtu siç kam bërë unë për Britney-n duke e mbrojtur dhe dashur pa kushte. Unë do vazhdoj t’i jap dashuri dhe ta mbroj nga ata që duan t’i bëjnë keq familjes time”-tha i ati i këngëtares në një nga daljet e tij.