Një nga çiftet më të njohur të show-bizit Arbenita dhe Fero, u bënë prindër për herë të parë.
Por, duket se data 24 Prill nuk do të jetë vetëm një kujtim i bukur për Arbenitën, pasi në po të njëjtën ditë, ajo humbi njeriun më të shtrenjtë në jetën e një vajze, babain.
Baba i saj, humbi luftën me Covid-19.
Ishte motra e Abenitës ajo që ndau e para lajmin e trishtë, por më pas e konfirmoi edhe vetë modelja me anë të një fotoje në InstaStory.
Në foton portret bardh e zi të babait të saj, Arbenita shkroi: “U prehsh në paqe babi im! Zoti e bekoftë me një vend në parajsë! Do të jesh gjithmonë në mendjen time, gjithmonë!
Ju lutem të gjithëve, tregojuni sa shumë i doni njerëzit tuaj të dashur dhe gjithmonë përqafojini, kurrë nuk do ta dini se kur do të ikin…”/K.B/NOA.al