Një skandal ka ndodhur në Francë teksa po zhvillohej ndeshja mes Nice-Lille në stadiumin “Allianz Riviera”. Skuadra vendase ka bërë denoncimin për shkak të pamjeve pornografike të regjistruara në tualetet e stadiumit.
E gjithë kjo ka ndodhur gjatë kohës që zhvillohej sfida e Ligue 1, ku një aktore e filmave për të rritur ka pranuar që të xhirojë skena “hot” në ambiente e brendshme të “Allians Riviera”.
“RMC Sport” raporton se “Nice Eco Stadium”, kompania që menaxhon stadium “Allianz Riviera”, ka paraqitur gjithashtu një ankesë për “lidhjen e imazhit të stadiumit me aktivitet pornografike”.
Disa mesazhe në rrjetet sociale nga tifozët e Nices e alarmuan klubin për aktivitetin pornografik që po regjistrohej në ambientet e tij.