Ndodh njëherë në jetë! E dini pse data e sotme është e veçantë?


Sot është data 22.02.2022 prandaj kemi një palindrom dhe një ambigram. Kjo datë ndodh vetëm një herë në jetë dhe quhet simetrike ose palindrome sepse numrat lexohen njësoj si para dhe mbrapsh.

Përdoruesit e mediave sociale e kanë quajtur këtë datë të veçantë. Edhe pse nuk ka asnjë rëndësi historike, por është fakt që ky formacion i veçantë për numrin 2 do të bëhet sërish vetëm pas 200 vitesh.


Sipas astrologjisë, “numri 2 nënkupton bashkimin e dy njerëzve ose dy ideve dhe është një ditë për bashkëpunimin dhe komunitetin”.

Herën e fundit që ka ndodhur një datë me numra të njëjtë ka qenë më 11 janar 2011, dmth 11/1/11 dhe hera tjetër do të ndodhë sërish pas 11 vitesh më 3 mars 2033, pra 3-3-33.


Shumë njerëz anembanë botës kanë plane të veçanta për të festuar këtë ditë një herë në jetë. Sipas gazetës The Star, qindra çifte në Malajzi kanë plane të lidhin kurorë më 22/2/22.

Po ashtu edhe në disa vende të tjera, konsiderohet si një ditë e veçantë dhe festohet në mënyra të ndryshme, kryesisht në vendet aziatike.

Author: admin