Ndodh mrekullia/ Kirurgët heqin një granatë të pashpërthyer nga trupi i një ushtari

Një granatë e pashpërthyer u hoq nga trupi i një ushtari ukrainas në kushte jashtëzakonisht të vështira në Kiev, konfirmuan zyrtarë të lartë në Kiev.



Kirurgët hoqën mjetin shpërthyes pikërisht poshtë zemrës së ushtarit të plagosur dhe dy ushtarë u siguruan që operacioni të kryhej në mënyrë të sigurt, tha Hanna Maliar, zëvendësministrja e mbrojtjes e Ukrainës. Ajo ka publikuar edhe një foto ku shihet një rëntgen e një granate në trupin e ushtarit.



“Mjekët ushtarakë kryen një operacion për të hequr një predhë të pashpërthyer VOG nga trupi i ushtarit”, ka shkruar ajo në një postim në Facebook.

Anton Gerashchenko, një këshilltar i Ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, tha se një ekip xhenierësh neutralizoi municionin dhe e përshkroi procedurën si një nga ato “që do të hyjë në tekstet mjekësore”.

Operacioni u krye pa përdorimin e elektrokoagulimit – një metodë e zakonshme për kontrollin e gjakderdhjes gjatë operacionit – sepse granata mund të shpërthejë në çdo kohë, tha Maliar.

Një imazh tregon një kirurg që mban eksploziv pas operacionit.



Ndërkohë, ushtari është dërguar për rehabilitim dhe shërim të mëtejshëm.

Herët të enjten, Gerashchenko shkroi në Telegram se pjesa e pashpërthyer e granatës ishte nxjerrë nga poshtë zemrës.

“Granata nuk ka shpërthyer, por ka mbetur shpërthyese”, tha ai.

Author: morevesh