Ndjekësve nuk i shpëton asgjë, Semi harron kamerat dhe tregon më shumë se sa duhet (FOTO)

Në shtëpinë e ‘BIG Brother VIP’, banorët duket se i kanë harruar krejtësisht kamerat dhe po jetojnë në shtëpi sikur nuk janë të survejuar 24 orë në ditë. Madje, duke qenë të izoluar nga bota e jashtme dhe larg rrjeteve sociale, ata nuk ia kanë idenë se asgjë nuk i shpëton syrit të publikut.

Pas Fifit dhe Beniadës, të cilat bënë dush nudo, edhe pse është thënë nga Vëllai i Madh që duhet të lahen me rroba, pasi dushi është i monitoruar me kamera, ka qenë radha e Semit që të “tregojë më shumë” nga vetja.

Teksa ka qenë në sallon me gjithë banorët, Semi ka ngritur këmbët dhe ka treguar më shumë seç duhet. Kjo është kapur nga shumë ndjekës të spektaklit dhe një nga fotot është shpërndarë në rrjete sociale.

Nuk është hera e pare që Semi “harron” kamerat, pasi pak kohë më parë pasi doli nga dushi, tregoi pak më shumë në pjesën e gjoksit.

 

 

Author: admin