Ny Anstalt është një burg që nuk ka aspak ngjashmëri me burgjet e tjerë nëpër botë.
Kjo godinë në Groenlandë ndodhet në anë të malit Sermitisiaq.
Dhe, nuk ngjan fare me një burg të zakonshëm.
Objektivi i këtij burgu është që të jetë një “vend më njerëzor”.
Të paktën kështu thonë drejtoresha e projektit, Jette Birkeskov Mogenson, dhe arkitekti Thomas Tuus Christensen.
Në fakt, Ny Anstalt i ngjan më shumë një resorti skish sesa një burgu.
76 qelitë e tij janë nga 12 metra katrorë dhe nuk kanë hekura në dritare.
40 prej qelive janë të rezervuara vetëm për ata që janë më problematikë, ndërsa 36 të tjerat janë për të burgosurit që gjatë ditës dalin për të punuar në qytet dhe natën kthehen të flenë në qeli.