Të martën në ‘Big Brother VIP’ ndër hyrjet e reja të shtëpisë ishte edhe Beatrix Ramosaj. Ajo ka nisur të përshtatet me banorët, me të cilët ka nisur të flasë edhe për karrierën, lidhjet e shumëçka tjetër.
Së fundmi, këngëtarja ka kujtuar të atin e ndjerë, dhe momentin e vështirë kur ka mësuar lajmin e ndarjes së tij nga jeta. “Na mori mami dhe tha: ‘Trix merr Albanin, leje shkollën, edhe hajdeni menjëherë se duhet të ikim në Kosovë’, në mes të lokalit, rashë në tokë, se e dija”, tha ajo e prekur, duke shtuar se e ndjente që diçka i kishte ndodhur të atit.
Gjatë një bisede me vajzat, ajo tregoi se ai ka ndërruar jetë në duart e saj. “Dha shpirt në duart e mia, ishte shumë moment i vështirë. I vetmi problem ishte si do i thosha Albanit”,- tha Beatrix, për vëllain, 2 vjet më të vogël se ajoo.
Më tej këngëtarja shtoi se humbja e babait ndodhi në një moshë shumë delikate, pikërisht atëherë kur ajo kishte më shumë nevojë për të. “Sapo ishim bërë shokë, më thoshte që t’i tregoja nëse më ngacmonte ndonje djalë”,- tha ajo, duke e kujtuar e prekur të atin.