Zënka mes Armaldos dhe Luizit zgjati për orë të tëra, ku pjesë e saj u bë edhe Olta e Kiara.
Kiara e cilësoi Oltën si hipokrite, pasi ajo po i kërkonte Armaldos t’i tregonte se për çfarë debatoi me Luizin.
Në momentin që po ndodhte kjo bisedë në dhomën e gjumit, e pranishme ishte edhe Kiara, e cila i tha Oltës se kjo që ajo po bën, është hipokrizi.
Kiara shtoi se ajo po mundohet t’i hedhë “benzinë zjarrit”, pasi pak më përpara e pyeti Luizin për të njëjtën gjë.
Teksa Olta po diskutonte me Kiarën, pjesë e debatit u bë edhe Dea. Sipas saj, nuk mund ta mbrosh Luizin, kur ai i ngacmon njerëzit për t’i nxjerrë nga vetja.