Aurela Hoxha konfirmoi lajmin që qarkulloi nëpër portale në fund të dhjetorit, është bërë nënë për herë të dytë. Në rrjetet e saj sociale nuk kishte asnjë gjurmë që tregonte se ishte në pritje të ëmbël, pasi Aurela kishte postuar foto normale, madje dhe me bikini.
Por së fundmi në një postim në Instagram, ajo shfaqet me të bijën. “Motra e Alaronit,” shkruan ajo, duke mos zbuluar emrin e bebushes.
Duke marrë parasysh që edhe dy vite më parë erdhi në jetë djali i saj Alaron dhe askush s’dinte gjë, mund të themi me plot gojën se Aurela është shumë e kujdesshme dhe e aftë për të ruajtur privatësinë e saj familjare.