Regjisorja dhe koreografja, Ann Reinking, ka vdekur në moshën 71-vjeçare.
Ann ndërroi jetë të shtunën teksa po vizitonte familjen në Seattle, ka thënë menaxheri i saj, Lee Gross.
“Bota dhe familja jonë ka humbur një talente të mahnitshme dhe një shpirt të bukur. Ann është zemra e familjes tonë.Ajo ishte duke vizituar vëllanë në Washington dhe nuk u zgjua më. Do të na mungojë aq shumë sa nuk mund ta themi. Parajsa ka tani koreografen më të mirë. Annie, do të duam dhe do të na mungosh shumë”, thuhet në një deklaratë të familjes për Variety.
Kujtojmë se Ann, u nominua për çmimet ‘Tony’ për performancat në “Goodtime Charlie” dhe “Dancin” në 1975 dhe 1978.