Është ndarë nga jeta babai i ish-banorit të Big Brother VIP, Ronaldo Sharka.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë moderatori, i cili ka postuar një story, ku shkruan “Pusho i qetë në botën tjetër BAB”.
Kujtojmë se babai i Ronaldos vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë, ndërsa së fundmi ishte shtruar në reanimacion pasi gjendja e tij ishte përkeqësuar.