Pas dy vitesh lidhje, dy aktorët spanjollë të cilën kanë qenë pjesë e serialeve “Casa de Papel” dhe “Elite” raportohet se janë ndarë.
Fjala është për Maria Pedraza dhe Jaime Lorente të cilët thuhet se më nuk janë bashkë, sipas vëzhguesve të cilëve asgjë nuk u shpëton.
Aktorët ishin ndarë disa javë më parë, siç u theksua nga JustJared, e cila citon mediat spanjolle.
Dy yjet nuk ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram. Mbi të gjitha, fotot e tyre të përbashkëta janë fshirë nga të gjitha llogaritë e rrjeteve sociale.
Ata u takuan në vitin 2017 në setin e “La Casa de Papel” dhe lidhja e tyre e dashurisë kishte filluar në 2018.