Dua Lipa duket se është ndarë përfundimisht nga Anwar Hadid, sipas një raportimi të bërë nga Radar Online.
Burime pranë çiftit thonë se ylli i muzikës pop, 26-vjeçare dhe modeli 22-vjeçar, kanë vendosur t’i japin fund një herë e mirë lidhjes së tyre dyvjeçare.
Një burim i ka përcjellë detajet për Deuxmoi – që të dy dihet se ‘ndahen/bashkohen sërish/ndahen/bashkohen’. Megjithatë, një burim thotë se këtë herë është marrëveshje e vërtetë dhe se ata kanë përfunduar lidhjen.
Çifti janë në lidhje që nga qershori i vitit 2019.
Dua ishte shumë e pëlqyer nga nëna e Anwarit, Yolanda Hadid dhe motrat e tij, Gigi dhe Bella. Ato vazhdimisht shoqëroheshin së bashku ose linin komente në postimet e njëra-tjetrës në rrjetet sociale.
Në fillim të këtij muaji, burime për The Sun zbuluan detajet duke treguar për vështirësitë me të cilat po përballej çifti, teksa ajo po realizonte një album në Londër dhe ai jetonte në New York.
Në atë kohë, një burim tha: “Marrëdhënia e tyre po kalon një krizë dhe duket se është në rrëmujë”.
Romanca filloi pasi Anwar i kërkoi motrës së tij, Gigi, që ta njoftonte atë me shoqen e saj, Duan, në vitin 2019.
Dyshja thuhet se ishin të lidhur për dashurinë e tyre për muzikën dhe se ishin të pandarë për më shumë se një vit.
Ndarja vjen pasi motra e modelit amerikan, Gigi, pati një ndarje nga partneri i saj, ylli i “One Direction”, Zayn Malik.
Anwar dhe Dua nuk kanë folur ende publikisht për ndarjen e tyre. /Telegrafi/