NASA: Këto bimë janë “bomba” oksigjeni, merrni të paktën një në shtëpinë tuaj

Të gjithë e dimë se bimët tona të shtëpisë prodhojnë oksigjen. Por pak e dinë se, përveç kësaj, bimët kanë aftësinë të pastrojnë ajrin nga toksinat dhe pluhurat, gjë që është jashtëzakonisht pozitive për shëndetin tonë.

NASA ka kryer një hulumtim mbi bimët shtëpie dhe arriti në përfundimin se disa prej tyre janë më aktiv se të tjerët në pastrimin e mjedisit dhe për të zvogëluar toksina nga dhoma.

Shihni 6 bimët e mëposhtme që janë më të mirat:

Aloe

Kjo bimë është ideale për rritjen e oksigjenit në shtëpi, sepse thith dyoksid karboni dhe monoksid karboni. Aloe Vera është një pastrues i vërtetë i ajrit.

Fig (FicusElastica)

Është një bimë që nuk ka nevojë për shumë dritë dhe nuk kërkon kujdes të veçantë. Është shumë efektive në pastrimin e ajrit. Por shmangni fiqtë nëse ka fëmijë ose kafshë në shtëpi sepse gjethet e tyre mund të jenë toksike për këdo që i provon. Ka lloje të ndryshme fiku, të gjithë janë të përshtatshëm.

Ivy (Hedera Helix)

Qoftë brenda apo jashtë, është një bimë e domosdoshme. Brenda gjashtë orësh dredhka mund të pastrojë 60% të toksinave të ajrit.

Bima merimangë (ChlorophytumComosum)

Bimë e lehtë dhe e bukur, shumohet shpejt. Është e mahnitshme sepse është në gjendje të bëjë fotosintezën me dritën më të vogël të mundshme. Është shumë efektive në thithjen e toksinave të ajrit, si monoksidi i karbonit. Një vazo me lule ka aftësinë të pastrojë ajrin në një sipërfaqe prej 200 m2.

Sanseveria (Sanseveria Trifasciata “Laurentii”)

Është një bimë shumë e qëndrueshme dhe kryen fotosintezën me dritë minimale. Është e mahnitshme edhe në një dhomë gjumi sepse prodhon oksigjen edhe gjatë natës.

Spathiphyllum (Maum Loa)

Pastron ajrin nga toksinat dhe prodhon oksigjen. NASA thekson në hulumtimin e saj se nevojiten 15-18 bimë të tilla në një sipërfaqe prej 500 m2, për të pastruar plotësisht. Në një sipërfaqe prej 80 m2. do t’ju duhen 3-4 nga këto bimë “magjike” që janë të përshtatshme edhe për një dhomë gjumi.

Është një bimë shumë e qëndrueshme dhe kryen fotosintezën me dritë minimale. Është e mahnitshme edhe në një dhomë gjumi sepse prodhon oksigjen edhe gjatë natës./abcnews.al

Author: admin