Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka ka hedhur akuza të rënda për kreun e PD-së Lulzim Basha dhe personat e afërt me të që tashmë janë bërë deputetë.
I ftuar në Fax News, Ndoka akuzoi drejtëpërsëdrejti Xhelal Mziun si një nga ata deputetë që “kanë paguar para te Basha për të qenë pjesë e e listes së kandidatëve për deputetë”.
Ndoka: Çështje karakteri. Është koha për t’i njohur njerëzit. Janë njerëz jo politikanë, që janë rastësisht aty. Ka kohë për reagim. Janë përballë një presioni shumë të madh. Sot është thjesht një kufomë politike, nuik ka mbështetje në bazë. Janë të gjithë në krah të Berishës.
Po e ndjejnë deputetet e PD-së këtë presion të bazës. Një nga ata që nëpërmjet pagesës kanë marrë kandidimin nga z.Basha është dhe Mziu. PD do cclirohet nga ky mekanizëm. Pra PD do pastrohet nga ky proces që nuk ishte me meritë por si një lloj tenderimi.
Në fjalën e tij, Nard Ndoka nuk ngurroi të deklaronte se Sali Berisha është e ardhmja e vetme e opozitës. Ndërsa Lulzim Bashën e akuzoi si një politikan që përdridhet.
Ndoka: Tashmë ka marrë me vete një përgjegjësi historike për pluralizmin shqiptar z.Berisha. Nuk është vetëm ai, por janë disa figura historike me peshë në PD prej vitesh. E shoh si e vetmja shpresë që sot ka PD dhe opozita në tërësi. Një lëvizje që tashmë është bërë interesante. Çdo qytetar e ka mendjen te vazhdimësia dhe përfundimi i këtij procesi. Padiskutim e shoh si të vetmen mundësi që ka pluralizmi për të mbijetuar.
Nga ana tjetër është zoti Brava që është në agoninë e tij politike bën gafa mjaft të rënda në raport me anëtarësinë e vetë. Në raport me aleatët me të cilët ka ndarë mjaft momente mund të them të trishtueshme të kauzave te ndermarra së bashku. Shoh shpresë të madhe te levizja e z.Berisha. Një përdredhje në anën tjetër të ish-kryetarit të PD-së, z.Brava.
Nuk mund të krahasohen fare këta dy aktorë politikë. Historia po i jep të drejtë z.Berisha, që ai edhe gabon, por di të krijojë shpresë. Vendi ka nevojë për opozitë.
Është e trishtueshme kur shikon z.Rama me afera korruptive vazhdon të mbretërojë. Gjen dhe kohën edhe të tallet me PD-në dhe bravat e Lulit. Është emergjente ringritja e PD-së. Z.Brava po bën gabime pas gabimesh. Për fatin e mirë qytetarët e njohin. Kemi parë duke bërë rolin e trimit disa herë. Te unaza, te teatri, te aleatët e tij që i tha se zgjedhjet lokale nuk do mbahen.
Është politikan qesharak, i pabesueshëm. Kur ngren dhe tonin e zerit të çjerrët për ta bërë më të besueshëm. Një politkan tashmë i dështuar, i kapitulluar. Më vjen keq, sepse e kam mbështetur duke menduar se do sjellë risi. Ishte dështim dhe dështimi i tij ka kosto për brezin e ri. Shpresuam se do kishte një lëvizje.