Nard Ndoka: Para 1 viti Basha u merrte lekë kandidatëve, tani u jep që të qëndrojnë në garë

Nard Ndoka ka treguar se askush nuk dëshiron të garoj nën logon e PD-së së Lulzim Bashës.

Ai është shprehur se para një viti Lulzim Basha të gjitha këndidatëve që i vendoste për të kandiduar u kërkonte lekë, kurse tashmë ai u ofron lekë dhe askush nuk pranon të marrë pjesë në garë.

Sipas Ndokës, kjo tregon se brenda Partisë Demokratike është një gjendje shumë e rëndë dhe në pamundësi për të përzgjedhur kandidatë në zgjedhjet e 6 marsit

 

“Të jemi të qartë. Nëse para një viti Lulzim Brava u merrte lekë kandidatëve për t’i kandiduar, tani po i jep lekë që të qëndrojnë në garë dhe asnjë nuk merr përsipër të garoj në sfidën e Lulzim Bravës.

Këtë e them në aspektin e një realiteti kolektiv.

Partia që ka mbajtur peng Lulzim Basha është në pamundësi për të përzgjedhur kandidatë”- tha Nard Ndoka për Top News.

Author: morevesh