Në emisionin “Se luan topi”, në Top Channel sot i ftuar ishte kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka.
Ai ka folur për politikën, jetën e tij jo veteëm publike por edhe atë familjare si dhe për marrëdhëniet me fëmijët dhe nipërit e tij.
E teksa moderatorja i ka lexuar një letër të djalit nga Malta, Ndoka nuk i mbajti dot lotët.
Pjesë e emisionit ishin edhe bautat apo gafat që Ndoka ka bërë gjatë gjithë jetës së tij publike.
E pyetur nga moderatorja nëse mërzitet kur në media sociale dhe jo vetëm përsëriten batutat e tij ai tha se kishte vendosur t’i merrte me sportivitet.
Madje Nardi tha se do ndiqte rastin e një futbollisti Italian dhe do i bëjë libër për të fituar shumë para.