Nar Koka “kërcënon” Monika Kryemadhin: Do flas edhe unë, kam video e audio

Nard Koka, ndërmjetësi i përhershëm mes Metes dhe Ramës, ka reaguar për newsbomb pas kërcënimit të fundit të kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale tha se “me vitin e ri do të hapen të gjitha letrat” përsa i përket çështjes së inceneratorëve.

Nard Koka është vëllai i ish-ministrit Lefter Koka, i cili ndodhet në burg me urdhër të SPAK pas denoncimit të LSI-së, teksa akuzohet për veprat penale “shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, “korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, si dhe “pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale” , kryer në bashkëpunim.

I kontaktuar nga newsbomb.al, Nard Koka u shpreh se për vëllanë e tij do të flasë drejtësia, ndërsa paralajmëroi se do të flasë edhe vetë ai për të gjitha, me video dhe audio, ndoshta edhe kundër vullnetit të vëllait të tij.

“Për vëllain tim do flasë drejtësia, ju siguroj unë, herët a vonë. Ndërsa për këto, ju siguroj se do flas unë edhe kundër vullnetit të vëllait tim, me video dhe audio, të gjitha. Me qetësi por pa dashuri për të paburrët”, u shpreh Nard Koka për newsbomb.

Author: morevesh