Duke qenë se ‘Big Brother Vip’ është një ndër programet më të ndjekura të momentit ne ju sjellim një lajm ekskluziv. n’ZOOM ka hulumtuar pak për sherrin e krijuar mes Arjola Demiri dhe Antonela Berisha. Madje, Atdhe Xheravina u bë ‘mollë sherri’ për dy konkurrentet e këtij Reality Show.
Burimet pranë emisionit kanë bërë të ditur që aktorja dhe ish-protagonisti i “Për’puthen” kanë pasur një romancë dhe sigurisht që Antonela e xhelozoi atë me tu bërë pjesë e garës. Detajet i kuptoni duke parë storien e plotë. /nzoom.biz
Ish-konkurrenti i ‘Përputhen’, Atdhe Xharavina ka qenë mjaft i komentuar brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’ edhe pse nuk është pjesë e saj. Ai është kthyer në “mollë sherri” mes aktores Arjola Demiri dhe ish-protagonistes së Përputhen, Antonela Berisha. Antonela në ‘Big Brother VIP’ aludoi se mes Arjolës dhe Atdheut të “Përputhen” ka pasur dhe ka diçka më shumë përtej miqësisë.
Gjithsesi, në emisionin ‘Fun Club’, Atdheu mohoi të ketë lidhje intime me Arjolën. “Kemi shoqëri prej 7 vitesh me Arjolën. Kjo është e vërteta. E kam shoqe edhe Antonelën. Nuk është siç thotë Antonela, nuk jemi të lidhur. Është sherr banal. Kur jam futur në Përputhen, vetëm Arjola më ka mbështetur. Antonela ka menduar se mund të kemi lidhje bashkë”, tha Atdheu.
Po a do të futej Atdheu në Big Brother VIP? “Nuk jam unë për Big Brother. Nuk e shoh veten të mbyllur. Nuk jam mësuar i mbyllur. Do martohesha me Monikën. Është shumë e mirë. Është lojtare e mirë, më pëlqen”, tha Atdheu, i cili githmonë di të jetë në qendër të mediave online. Pak ditë më parë në “Wake Up”, atdheu foli gjatë për këtë gjë.
“Arjolën e kam shoqe, do e mbështes deri në fund, kur kam ardhur këtu ishte e vetmja që më ka mbështet. Unë për vete e kam mbyll si muhabet këtë diskutim, edhe postet në Instagram që i kam bërë ishin mbështetje për Arjolën, por Antonelën nuk e kam hedh poshtë, as kunjë, asgjë”.
“Edhe ajo pjesa e famës , është e përgjithshme, unë nuk e kam përmend emrin e Antonelës asgjëkundi. Unë mendoj që është ngatërruar Përputhen me Big Brother, se Antonela kur acarohet vjen një pikë që s’di ça thotë. Në Big Brother nuk do futesha se kam dhe nënën sëmurë, por një natë për sqarim po ”, tha ai. I pyetur se a ka diçka me Bora Zemanin, ai tha se mes tyre nuk ka asgjë, madje nuk janë më as miq. “
Ajo është gocë e bukur dhe rob i mirë, por nuk është që, se të ishte ashtu si thua ti, kisha luftuar, se unë jam në një lidhje dhe cënohet dhe goca tjetër. Me Borën s’jemi miq , asgjë fare”, tha Atdheu. Në fund Atdheu dha dhe mendimin e tij se kush do e fitojë BB VIP. “Donaldi është lojtar i fortë, jam fans i tij, është finalist por jo fitues, se Arjola do fitojë”, tha ai.