Gazetari Artan Hoxha ka bërë një reagim ironik në rrjetet sociale për sanksionet ndaj Rusisë që prej 7 ditësh po tenton të marrë kontrollin e Ukrainës.
Duke iu referuar pijes ruse, Hoxha shkruan:
“Që të jetojmë me situatën, ju bashkova bojkotit dhe sanksioneve ndaj pushtuesve rusë… I kisha ruajtur ne koleksionin e pijeve alkoolike disa shishe, si suvenir nga udhëtimet ne ish-Republikat Sovjetike…Na marrshin te keqen vodkat ruse, Vodka famëmadhe ukrainase është ku e ku me e mirë”.
Pas kësaj vijon duke thënë:
“Apo konjaku me famë i ish-Bashkimit Sovjetik, brandy kombetar i Armenise, me emrin e malit te shenjte nuk ka te krahasuar me ato pijet ruse si alkool frenash…”