Shpallja non grata e Sali Berishës nga Departamenti i Shtetit është për analistin Mustafa Nano një vendim i marrë në interes të shqiptarëve.
Nano për Mcn tha se Amerika u lodh nga Sali Berisha dhe shpalli non grata një njeri që vetë shqiptarët e ndëshkuan në 2013-n me 1 milion vota kundër.
“Amerikanët e kanë marrë këtë vendim jo për interesat të tyre personale, por për interesin e shqiptarëve, ashtu siç e shohin ata.
Ajo që po ndodh këtu ka lidhje vetëm me aktorë lokalë. Berisha kishte shumë zgjedhje, por vendosi të rindizte makinën.
Mendoj që amerikanët e kanë marrë atë vendim duke menduar që është në interesin e shqiptarëve ta marrin atë vendim.
Ata morën një vendim për të shpallur non grata një person që shumicës së shqiptarëve u kishte ardhur në majë të hundës.
Ata kanë respektuar shumicën e shqiptarëve. Jam gati të vë dorën në zjarr për këtë.
Pse është shpallur non grata vetëm Berisha? U bë një nga njerëzit më të pasur në Shqipëri në krye të 8 viteve.
Pastaj është Gërdeci, 21 janari. Cila gjykatë ta thërrasë Berishën? Gjykatat nuk janë formuar ende”, tha ai.